Këshilli i Ministrave miraton vendimin / Shqipëria do të hapë konsullatën e saj në Beirut
Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave me datën 6 maj është miratuar vendimi për hapjen e konsullatës shqiptare në Beirut, kryeqytetin e Republikës së Libanit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe ndryshimet në Buxhetin e Shtetit janë kryer tashmë, me propozim të Kryeministrit dhe njëkohësisht ministrit për Evropën dhe punet e jashtme Edi Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.