Këshilli Mbikëqyrës i BSH zhvillon mbledhjen e radhës. Miratohet kalendari i punimeve, shtyhen masat për ristrukturimin e kredive
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka zhvilluar mbledhjen e radhës në të cilën pas shqyrtimit midis anëtarëve ka marrë edhe disa vendime të rëndësishme.
E para ishte miratimi i kalendarit të Këshillit për vitin e ardhshëm
“Këshilli Mbikëqyrës analizoi veprimtarinë e tij për vitin 2020 dhe miratoi programin e punës për vitin 2021, së bashku me kalendarin e mbledhjeve që do të zhvillojë gjatë këtij viti.” – shkruhet në njoftimin për shtyp.
Gjithashtu një tjetër vendim që Këshilli mori ishte edhe ajo në lidhje me zotërimin e kapitalit aksioanr të Bankës së nivelit të dytë “Alpha Albania”:
“Dhënien e miratimit paraprak për zotërimin e 100 për qind të kapitalit aksionar të Bankës Alpha Albania sh.a. nga Alpha International Holdings Single Member S.A., Greqi”
Gjithashtu Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2020, ndërmori një tërësi masash për shkak të situatës pandemike COVID-19, që lidheshin me ndryshime rregullative dhe vendimmarrje të saj mbi administrimin e rrezikut të kredisë, të procesit të ristrukturimit dhe provigjionimit të kredisë, të administrimit të rrezikut që rrjedh nga ekspozimet e mëdha, dhe për pezullimin e shpërndarjes së fitimeve të akumuluara dhe atyre ushtrimore.
Në këtë mbledhje u miratua shtyrja në kohë e disa masave, përkatësisht:
- shtyhen efektet e pikës a) të vendimit të Këshillit Mbikëqyrës nr. 33, datë 28.05.2020 për mënyrën e klasifikimit dhe provigjionimit të kredive të ristrukturuara deri ne datën 31 mars 2021. Kështu kreditë eristrukturuara deri në 31 mars 2021 mund të ruajnë të njëjtin klasifikim dhe provigjioninim me ato para provigjionimit;
- data e hyrjes në fuqi të vendimit nr. 53, datë 02.09.2020 “Për disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave””, shtyhet në datën 1 Janar 2022; si dhe
- pezullohet shpërndarja nga ana e bankave të fitimit të vitit 2020 dhe të fitimit që do të realizohet gjatë vitit 2021, deri më datë 31 dhjetor 2021.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.