Këshilli Ministrave i hap rrugë heqjes së tarifave doganore për importimin e vaksinave
Një vendim i rëndësishëm në kohë të jashtëzakonshme. Këshilli i Ministrave ka bërë publik nismën më të fundit që përkon me heqjen e tarifave doganore për importimin e vaksinave.
Një masë e tillë i hap rrugë lehtësisht importimit të vaksinave që konsiderohen si “ilaçi” kryesor për të kthyer në normalitet gjendjen social -ekonomike, duke eleminuar kostot shtesë.
Në vendim thuhet se ndryshimi lejon që vaksinat anti Covid por edhe të tjera me kod specifik do të importohen pa taksë.
Në Shqipëri mbërritën 975 dozat e para të vaksinës Pfizer dhe prej tre ditësh ka nisur vaksinimi i mjekëve, infermierëve të spitaleve Covid, epidemiologëve në vend dhe paralelisht pritet dhe nisja e vaksinimit të moshave të rriskuara, pra të moshuarit.
Njoftimi i plotë:
VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1087, DATË 24.12.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN DHE PUBLIKIMIN ZYRTAR TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE, 2021”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 12, të ligjit nr.9461, datë 21.12.2005, “Për Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave dhe tarifën e integruar doganore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.
VENDOSI:
Në lidhjen nr.1, bashkëlidhur vendimit nr.1087, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, në pjesën e dytë, seksioni VI, “Produktet e industrisë kimike apo të industrive të lidhjeve”, kapitulli 30, “Produktet farmaceutike”, kodi tarifor “3002 20 00 – Vaksinat për ilaç njerëzor, pa taksë -”, ndryshohet dhe zëvendësohet me kodet tarifore, si më poshtë vijon:
“★ 3002 20 10 – – Vaksinat kundër koronavirus të lidhur me SARS (speciet SARS-CoV), pa taksë –
★ 3002 20 90 – – Të tjera, pa taksë -”.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.