Këto 3 libra biznesi nuk duhet t’i humbisni pa i lexuar gjatë kësaj vere
Në këto ditë të nxehta vere është shumë e vështirë të mbani mendjen në punë, por janë disa profesione të caktuara të cilat kërkojnë të jeni vigjilentë gjatë të gjithë kohës por në këto ditë të nxehta vere duhet t’ia lejoni vetes disa pushime.
Sipërmarrja, shitja, menaxhimi janë ndër ato profesione të cilat kërkojnë përkushtim maksimal si dhe dije të vazhdueshme edhe kur nuk jeni në punë. Por mos u shqetësoni, ka një zgjidhje për këtë.
Ju mund të shkoni me pushime të relaksoheni e të ktheheni në punën tuaj më energjik se kurrë me dije të shumta dhe ide të reja.
Këtë do t’ua mundësojë leximi i këtyre tre librave të cilët janë cilësuar si investim. Sipas Entrepreneur, këta libra jo vetëm që do t’ju argëtojnë por edhe do t’ju mësojnë teknika të reja të cilat do t’ju hyjnë në punë për sipërmarrjen tuaj.
More Sales, Less Time Nga Jill Konrath
Në More Sales, Less Time, autorja me shitjet më të mira Jill Konrath ofron teknika të bazuara në kërkime të ndryshme për korrigjimin e të gjithë asaj kohe të humbur, që të fokusoheni në aktivitete me ndikim të lartë të cilat iu çojnë në një karrierë dhe jetë më shpërblyese. Ky libër përmban taktika të zgjuara, ushtrime personale dhe aplikacione të rekomanduara për përmirësimin e produktivitetit tuaj personal. Përpjekja që do të investoni në leximin e këtij libri do t’ju kthehet shumëfish.
Sales Insanity Nga Cannon Thomas
Mijëra libra janë shkruar për gjërat ‘’e duhura’’ që duhen bërë në shitje. Po për gjërat e gabuara? Çfarë ndodh me sjelljet e devijuara të shitjeve dhe vendimet e menaxhimit të keq të cilat duhet të shmangen në çdo rast? A nuk do të ishte mirë t’i dinim këto?
Në Sales Insanity, Cannon Thomas ndan 20 ‘’praktikat më të këqija’’ të shitjeve të cilat i ka parë gjatë karrierës së tij si këshilltar. Ky libër është me të vërtetë argëtues, për shkak se çdo tregim zbulon gjëra të cilat nuk duhet t’i bëni kurrë si një shitës ose si menaxher, gjithashtu edhe mësimet që duhet t’i merrni nga çdo përshkrim i dëmshëm. Nëse keni kaluar kohë në shitje, nuk mund të lexoni këtë libër pa qeshur me zë.
The Only Sales Guide You’ll Ever Need Nga Anthony Iannarino
Pavarësisht tregimit të pambaruar se shitjet janë më të komplikuara se kurrë më parë, suksesi si një shitës ende ka të bëjë me ekzekutimin e sjelljeve themelore të shitjeve në çdo fazë të karrierës tuaj, ka disa aftësi të ndikimit të lartë të cilat duhet t’i mësoni dhe të mos i harroni kurrë.
Në “The Only Sales Guide You’ll Ever Need”, folësi profesionist dhe blogeri Anthony Iannarino tregon me detaje, sjelljet dhe aftësitë të cilat dallojnë shitësit e mrekullueshëm nga të tjerët. Pavarësisht se a jeni shitës i ri i cili po nis karrierën apo një shitës me përvojë i cili dëshiron të rrisë aftësitë e tij, ky libër është një burim i shkëlqyeshëm i cili duhet të qëndrojë në raftin tuaj përgjithmonë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.