Këto janë vendet më të bukura të harruara të Evropës ku mund të kaloni pushime të këndshme verore
Personat që udhëtojnë shumë janë gjithnjë në kërkim të destinacioneve të reja të udhëtimit “nën radar” të cilat ofrojnë një shans për t’i shpëtuar turmave të mëdha me njerëz apo shkopinjve për të bërë “selfie”.
Meqënëse vera po fillon, Business Insider kërkoi mendimin e miqve, kolegëve si dhe disa nga ekspergtëve më të mirë të udhëtimit në botë për të listuar destinacionet e tyre të preferuara që sipas tyre janë “lënë në hije” dhe që ja vlen ti vizitoni qoftë edhe për një fundjavë.
Pjesë e kësaj liste është edhe Shqipëria e cila është pozicionuar në vendin e shtatë. Qyteti që duhet vizituar, sugjeruar nga eksperti Neil Cartwright është Tirana. Ai e cilëson atë si një vend pak i njohur por i mbushur me shumë kulturë, ngjyra dhe argëtim që ja vlen ta vizitoni qoftë edhe gjatë një fundjave.
1.Kotor, Mali i Zi
2.Porto, Portugali
3.Granada, Spanjë
4.Rovinj, Kroaci
5.Napoli, Itali
6.Liqeni Bled, Lubjanë
7.Tirana, Shqipëri
8.Bordo, Francë
9.Dalyan, Turqi
10.Talin, Estoni
11.Minsk, Bjellorusi
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.