Këto pyetje ekzistenciale do t’ju ndihmojnë të kuptoni se kush jeni
Të gjithë ne jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri, e për këtë arsye na ka ndodhur që situata të ndryshme t’i shohim dhe gjykojmë ndryshe nga të tjerët. Me disa pyetje është e vështirë të përballesh në jetë. Ndoshta sepse nuk do të arrini të merrni përgjigjen që dëshironi apo thjesht nuk keni një përgjigje për to. Por disa pyetje janë të pamundura t’i shmangni gjatë jetës, dhe këto pyetje do t’ju ndihmojnë si ta shihni veten dhe të tjerët rreth jush.
- A dukeni ndryshe në sy të njerëzve dhe jo si ju e shihni veten në pasqyrë?
Ju ka ndodhur ndonjëherë të regjistroni veten tuaj e në momentin që dëgjoni zërin tuaj të mos ju pëlqejë mënyra se si ai tingëllon? Kjo ndodh sepse mënyra që zëri kalon në trupin e njeriut e bën të pamundur që ju vetë të dëgjoni zërin tuaj në të njëjtën formë që e dëgjojnë njerëzit rreth jush. Ashtu siç ndodh me zërin, e njëjta gjë ndodh edhe me sjelljet tona. Sjelljet që ne na duken më të drejtat sepse ne në atë formë jemi mësuar dikujt tjetër mund ti duken të gabuara. Është e nevojshme që gjithkush t’ia bëjë këtë pyetje vetes për të kuptuar më mirë se si ju shohin të tjerët por edhe do të jeni njerëz më të mirë.
- A jeni po i qëndroni besnik vlerave tuaja?
Jeni ndjerë ndonjëherë sikur sjelljet tuaja nuk shkojnë paralelisht me vlerat tuaja individuale? Nëse pjesë e vlerave tuaja është qëndrimi me familjarët tuaj një pjesë të mirë të kohës por ndodh të qëndroni gjithmonë vonë në punë atëherë këtu qëndron një konflikt. Nëse dëshironi që kjo gjë të ndryshojë atëherë duhet të bëni diçka për ta ndryshuar
- Njihni dikë me cilësitë që aspironi të zhvilloni?
Kur njerëzit kanë cilësi që ju admironi, është një mënyrë shumë e mirë të reflektoni mbi këto cilësi e të mendoni rreth mënyrave se si të mund ti përvetësoni këto cilësi.
- Çfarë ju ndalon të bëni disa gjëra?
Është shumë e thjeshtë të ngrini shpatullat lartë e të thoni se nuk dini çfarë të bëni por kjo është vetëm një justifikim. Shumicën e kohës ju e dini shumë mirë se çfarë duhet të bëni, thjesht nuk gjeni motivin për të dalë nga kjo gjendje.
- Si donit të ishte jeta juaj pas pesë vitesh?
Nëse nuk e dini se ku po shkoni të jeni të bindur se çdo rrugë do t’ju çojë atje. Por do të ishte mirë të kishit një destinacion në kokën, në mënyrë që të planifikoni jetën tuaj. Pesë vite janë koha e duhur, nuk janë aq larg sa të mos imagjinoni se ku mund të jeni por nuk janë as afër që të mos arrini të bëni asgjë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.