Kim Jong Un i Koresë së Veriut thotë se nuk do të ketë më luftë pasi armët bërthamore do të garantojnë sigurinë e vendit
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka thënë se nuk do të ketë më luftë pasi armët bërthamore të këtij vendi garantojnë sigurinë dhe të ardhmen e saj, megjithë presionin e jashtëm dhe kërcënimet ushtarake, tha media shtetërore.
Kim ka mbajtur një fjalim ndërsa festoi 67 vjetorin e përfundimit të Luftës Koreane, e cila ra në 27 korrik, me një pritje për veteranët, tha agjensia zyrtare e lajmeve KCNA.
Vendi zhvilloi armë bërthamore për të fituar “forcën absolute” për të ndaluar një konflikt tjetër të armatosur, tha Kim në fjalimin e mbajtur, duke theksuar natyrën mbrojtëse të programeve.
“Tani ne jemi të aftë të mbrojmë veten përballë çdo forme të presionit me intensitet të lartë dhe kërcënimeve ushtarake nga forcat imperialiste dhe armiqësore”, tha ai.
“Falë parandaluesit tonë të besueshëm dhe efektiv të mbrojtjes bërthamore, nuk do të ketë më luftë, dhe siguria dhe e ardhmja e vendit tonë do të garantohen plotësisht përgjithmonë.”
Fjalimi erdhi mes bisedimeve të ngecura që synojnë shkatërrimin e programeve bërthamore dhe raketave të Pyongyang në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Uashingtoni.
Kim dhe Donald Trump u takuan për herë të parë në 2018 në Singapor, duke rritur shpresat për një fund të negociuar ndaj kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut. Por samiti i tyre i dytë, në vitin 2019 në Vietnam, dhe takimet vijuese të nivelit të punës nuk u mbajtën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.