Kina “hap” tregjet – Synon të zgjerojë aksesin dhe pjesëmarrjen e investitorëve institucionalë
Rregullatori i letrave me vlerë në Kinë premtoi këtë javë se do të zgjerojë aksesin drejt tregjeve të kapitalit për të gjithë kategoritë e investitorëve, duke inkurajuar më shumë pjesëmarrje institucionale afat-gjatë.
Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë i Kinës (CSRC), nënvizoi gjithashtu në një raport se do të menaxhojë “normalizimin” e ofertave publike fillestare, përmirësojë mekanizmin e ç’listimit të aksioneve nga tregjet dhe se do të zgjerojë në mënyrë të qëndrueshme aksesin në tregjet e kapitalit të vendit.
“Ne duhet të rregullojnë dhe zgjerojmë, në përputhshmëri me ligjin, kanalet e ndryshme të fondeve që hyjnë në tregje, rrisim pjesëmarrjen e investitorëve afat-gjatë institucionalë dhe mirëmbajmë vrullin e zhvillimit pozitiv të tregjeve të kapitalit”, deklaroi institucioni.
Raporti vjen pas një takimi të rregullatorëve financiarë dhe liderëve kryesorë në Pekin këtë muaj, ku u caktuan prioritetet për zhvillimin e tregjeve financiarë në vitet e ardhshme dhe u diskutua për fuqizimin e rolit të bankës qendrore për të koordinuar mbikëqyrjen financiare.
Liderët kinezë kanë premtuar prej kohësh më shumë hapje të tregut financiar por janë përpjekur të balancojnë liberalizimin për të limituar rreziqet. Ky ka qenë prioritet këtë vit, për shkak të rritjes gjigante të levës financiare në korporata që kanë kërcënuar ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Kina ka miratuar rreth 250 oferta publike fillestare në gjysmën e parë të vitit, kryesisht kompani me kapitalizim të vogël e të mesëm.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.