Kina hapet me botën – Importet rekord, ngushtohet ndjeshëm deficiti tregtar
Importet dhe eksportet e Kinës gjatë 11 muajve të para të këtij viti kanë pësuar një rritje të atillë sa është `thyer` e gjithë shifra e vitit të kaluar. Kështu, tregtia kineze është rritur me 11.1% në terma vjetorë, për të prekur vlerën e 27.88 trilionë yuanëve gjatë këtyre 11 muajve të parë të vitit. Eksportet janë rritur kështu me 8.2%, ndërsa importet me plot 14.6%. Kjo gjë ka bërë që deficiti tregtar të ngushtohet ndjeshëm, me 21.1%.
“Rritja e volumit të tregtisë në 11 muajt e parë, për të thyer edhe shifrën e të gjithë vitit të kaluar, merr shtysë nga stabiliteti i përgjithshëm, si dhe nga progresi i ekonomisë kineze, por edhe nga rritja ekonomike globale”-deklaron kreu i statistikave të agjencisë kineze të doganave. Nga ana tjetër, ngushtimi i deficitit tregtar tregon se, Kina ka bërë hapa të konsiderueshëm përpara drejt një tregtie më të balancuar, thonë zyrtarët.
Që prej fillimit të këtij viti, Kina ka nxitur ndjeshëm importet duke e hapur më shumë tregun kinez drejt botës dhe për këtë arsye importet janë rritur kaq shpejt. Mallrat e konsumit janë ato që kanë pësuar rritjen më të madhe me produktet e detit dhe ujin, në rritje me 40.2% në terma vjetorë. Edhe produktet kozmetike kanë pësuar një rritje me 69.9%, tregojnë të dhënat zyrtare.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.