Kina investitor potencial – Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve 4 mld dollarë, synohet rritje e tyre
Rreth 4 miliardë dollarë është vlera e shkëmbimeve tregtare mes Kinës dhe Shqipërisë deri në muajin korrik. Por kjo vlerë financiare është vlerësuar si e pamjaftueshme për potencialin që kanë të dy vendet.
Gjatë një prezantimi të investitorëve potencial nga provinca e Anhui-t, drejtori i byrosë tregtare Zhan Jian u shpreh se duhet të mbrohen investimet e huaja në mënyrë që të rriten shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato e ka cilësuar Kinën si partnerin e tretë të Shqipërisë në ekonomi. Por sipas saj potenciali i bashkëpunimit është i madh në fushën e bujqësisë, infrastrukturës, energjisë së rinovueshme dhe veshjeve.
Aktualisht investimet Kineze në vendin tonë janë në vlerën e 700 milionë dollarë. Ndërkohë që provinca e Anhui-t njeh si vlerë financiare te eksporteve shifrën prej 53 miliardë dollarë, prej të cilave 5.4 milionë dollarë i ka me Shqipërinë.
Kjo shifër përbën vetëm një për qind të të gjithë volumit të eksporteve që ka me botën. Në këtë kuadrin e rritjeve të shkëmbimeve tregtare u zhvillua edhe takimi me kompanitë me potencial investimi të kësaj province me ata shqiptar.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.