Kina ndalon importin e qymyrit nga Koreja e Veriut
Kina ka pezulluar të gjithë importet e qymyrit nga Korea e Veriut deri në fund të vitit, si një formë përgjigjeje ndaj fqinjit të saj komunist të heqë dorë nga programet e tij bërthamore dhe të raketave balistike.
Ndalimi është në përputhje me sanksionet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të vendosura në 30 nëntor, si kundërpërgjigje të testit të pestë bërthamor të Koresë së Veriut më 9 shtator të vitit të kaluar.
Në pajtim me rezolutën, Kina muajin e kaluar ndaloi eksportin e pajisjes dhe teknikës që në Korenë e Veriut mund të përdoret në zhvillimin e armëve bërthamore dhe të tjera.
Kina është burimi më i madh i Koresë së Veriut për tregti dhe pezullimi i së dielës do të privojë Pheniani-n, një burim i rëndësishëm i valutës së huaj.
Eralda Zito/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.