“Kina ndalon Krishtlindjen” – Luftë kundër kulturës së huaj dhe fesë
Kina ka ndaluar bizneset dhe qytetarët që të festojnë Krishtlindjet këtë vit si shkak i ruajtjes vetëm dhe vetëm i traditave të vendit duke shkaktuar kështu përveç të tjerave edhe humbje të mëdha për bizneset.
Zyrtarët në të paktën katër qytete kanë urdhëruar kufizime mbi dekoret e Krishtlindjeve, dhe të paktën dhjetë shkolla kërkuan të kufizojnë festimet e tyre të Krishtlindjeve – u shpreh The Associated Press (AP).
Ashtu si shumë vende të tjera aziatike, Kina nuk e shënon zyrtarisht Krishtlindjen si një festë shtetërore, duke i dhënë punëtorëve ditë pushimi për të festuar njësoj si vepron kur është Viti i Ri kinez. Shumë biznese kineze kanë tendencë të përdorin Krishtlindjen për të inkurajuar njerëzit që të bëjnë pazare në vend.
‘Jo dekorime, as kapele Krishtlindjesh dhe as shitje.’ Qeveria në Hengyang, një qytet i afërt, tha në një njoftim për mediat sociale se kushdo që kapet duke bërë pazare krishtlindjesh apo festime do të dënohen – shtoi AP.
“Anëtarët e Partisë Komuniste duhet të refuzojnë festivale të huaja dhe të bëhen “modele e respektimit të kulturës tradicionale kineze “ – tha qeveria e Hengyang.
Dhe në zonën e Panlong, Kinën jugore, policia publikoi një njoftim për hotelet, baret dhe kafenetë në internet që thoshte: “Është e ndaluar të varni çorape të Krishtlindjeve, të vishni kapele të Krishtlindjeve, të vendosni pemët e Krishtlindjeve etj” .
Pavarësisht të gjithave, disa qytete të mëdha si Pekini dhe Shanghai ende po mbajnë dekorime të Krishtlindjeve.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.