Kina nuk i miraton lejen e transmetimit rrjetit mediatik BBC. Arsyet
Kina ka ndaluar rrjetin ndërkombëtar mediatik BBC që të raportojë në vend. Kina ka kritikuar BBC-në për raportimet e saj mediatike lidhur me pandeminë dhe me të drejtat e ujgurëve.
BBC nga ana e saj ka deklaruar se është ‘e zhgënjyer’ nga ky vendim.
Vendimin e saj Kina e ka shoqëruar me komente se raportimet e BBC kanë rezultuar se dhunojnë në mënyrë serioze rregullat e transmetimit dhe se lajmet duhet të jenë të besueshme dhe të drejts e të mos ‘dëmtojnë interesin kombëtar të Kinës”.
Në këtë mënyrë, enti rregullator i mediave në Kinë ka refuzuar që të rinovojë për këtë vit të drejtën e transmetimit të BBC-së.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.