Kina “përzë” luftanijen e SHBA nga Hong Kong – Thellohet lufta
Qeveria e Kinës ka bllokuar një anije të Marinës së SHBA për t’u ankoruar në Hong Kong mes mosmarrëveshjeve diplomatike në rritje të dy vendeve, për shkak të sanksioneve strikte ushtarake të imponuara nga Uashingtoni.
Anija amfibike “USS Wasp”, e cila ka vend për një ekuipazh prej mbi 1,000 marinarë, ishte planifikuar të ankorohej në portin e Hong Kongut muajin e ardhshëm, sipas dy zyrtarëve amerikanë. Veprimi i fundit i Kinës pritet të përkeqësojë edhe më tej marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pekinit, të cilat pësuan një goditje të madhe pas sanksioneve të reja të SHBA mbi ushtrinë kineze, arsye për të cilën ishte blerja e armatimeve ruse.
Përgjigja kineze ndaj sanksioneve të reja amerikane ishte e shpejtë dhe e rëndë. Vendimi për anulimin e ankorimit në portin e Hong Kongut vjen pas asaj të Pekinit për t’u tërhequr nga një takim i nivelit të lartë midis komandantëve të marinës kineze dhe amerikane që pritej të ndodhte këtë javë.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.