Kina shton 2000 restorante të reja McDonald’s
Gjigandi i ushqimit të shpejtë McDonald’s po planifikon të përshpejtojë zgjerimin e saj në Kinë duke rritur numrin e restoranteve me 2000 deri në fund të vitit 2022.
Ky zinxhir dyqanesh shpreson se hapjet masive do të nxisin rritjen e shitjeve me dy shifra në Kinë gjatë pesë viteve të ardhshme, tha Steve EasterBrook, president dhe shef ekzekutiv i Mc Donalds.
Planet e reja vijnë pasi Mc Donald u shiti shumicën e bizneseve në Kinë Citic Ltd dhe Carlyle duke thënë se ata do t’i sillnin një kuptim më të mirë tregut global.
Sipas kësaj marrëveshjeje prej 2.08 miliardë dollarëshe, të shpallur gjatë këtij viti, Mc Donald vazhdon të zotërojë ende 20 për qind të aksioneve.
Citic Ltd dhe Citic Capital Partners do të marrin së bashku një pjesë prej 52 për qind, ndërsa firma amerikane Carlyle do të mbajë 28 për qind.
Ritmi i hapjes së restoranteve të reja të Mc Donald në territorin e Kinës pritet të rritet në mënyrë progresive nga rreth 250 në vitin 2017 deri në 500 në vitin në vitin 2022 nga 2500 në 4500 restorante, përfshirë ofrimin e shërbimeve të ofruara nga mbi 75 për qind e atyre.
Rritja më e madhe do të jetë në qytetin e tretë dhe të katërt të cilët deri në atë moment do të përbëjnë rreth 45 për qind të shitoreve të saj në Kinë.
Plani i zgjerimit gjithashtu përfshin një rritje në restorantet e saj të ashtuquajtura “Përvoja e së ardhmes”, në mbi 90 për qind.
“Kina së shpejti do të bëhet tregu ynë më i madh jashtë shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne jemi të ngazëllyer për të bashkuar forcat me Citic dhe Carlyle për vendimmarrjen më të mirë të lokalizuar për të plotësuar kërkesat ndryshuese të konsumatorëve në këtë treg dinamik, kam besim të madh në partneritetin tonë të ri për të zhbllokuar potencialin e plotë të rritjes së Kinës”, tha Easterbrook.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.