Kinë, ngadalësohet aktiviteti i fabrikave- Ndikon lufta tregtare me SHBA dhe ngadalësimi i ekonomisë
Aktiviteti i fabrikave në Kinë ra gjatë muajin gusht, për të katërtin muaj me radhë, për shkak të luftës tregtare me Shtetet e Bashkuara, që ka ushtruar presion mbi kërkesën e brendshme.
Dobësia e vazhdueshme e sektorit të manifakturës në Kinë shton pritshmëritë se Pekini do të ofrojë stimuj shtesë për të mbështetur ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Indeksi PMI i manifakturës ra në 49.5 pikë në gusht, nga 49.7 pikë që ishte në korrik. Kufiri prej 50 pikësh ndaj rritjen nga kontraktimi. Të dhënat treguan se, konflikti tregtar me Shtetet e Bashkuara dhe ngadalësimi i ekonomisë globale kanë dëmtuar eksportuesit kinezë.
Porositë për eksporte ranë për të 15-in muaj me radhë gjatë gushtit, pavarësisht se nën indeksi u rrit lehtë në 47.2 pikë, nga 46.9 që ishte në korrik.
Prodhuesit e industrisë së orientuar nga konsumatorët, si sektori i automjeteve është më i ekspozuari. Për këtë arsye, kompanitë si Geely dhe Great Wall kanë ulur parashikimet për shitjet dhe fitimet gjatë këtij viti.
Gushti ishte dramatik, për sa i përket përshkallëzimit të luftës tregtare SHBA-Kinë, me presidentin amerikan Donald Trump, që njoftoi më herët se do të vendosë tarifa të reja ndaj produkteve kineze në 1 shtator.
Ndërsa Kina, një ditë më vonë e lejoi monedhën vendase yuan të dobësohej ndjeshëm përballë dollarit amerikan.
Lidion Kulla/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.