Kinë / Për herë të parë në 50 vite ekonomia tkurret – PBB pëson rënie me 7%
Ekonomia e Kinës u tkurr për herë të parë në gati gjysmë shekulli në tre muajt e parë të vitit 2020, pasi prodhimi dhe shpenzimet ishin ngrirë nga bllokimi i koronavirusit.
Byroja Kombëtare e Statistikave raportoi të premten se Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 6.8% në tremujorin e parë të vitit 2020, një rënie e mprehtë për Kinën, që kur vendi filloi të raportojë PBB-në e saj në 1992. Tkurrja e mprehtë pasqyron dobësinë në shpenzimet e konsumatorit dhe besimin i dobët nga investitorët, ndërsa koronavirusi ka rrafshuar ekonomitë në të gjithë botën.
Të dhënat ekonomike të lëshuara të premten treguan se prodhimi industrial ra me 1.1%, shitjet me pakicë të mallrave të konsumit ranë 19%, investimet në asete fikse ranë me 16.1%, dhe importet dhe eksportet u ulën me 6.4%.
Sidoqoftë, Kina ishte e prirur të paraqitej pozitive, duke thënë se zhvillimi i përgjithshëm ekonomik dhe shoqëror kombëtar në tremujorin e parë ishte i qëndrueshëm pavarësisht shpërthimit të COVID-19.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.