Kishin ndërhyrë në matësit e energjisë, kallëzohen penalisht e shoqërohen në polici pronarët e hoteleve në bregdet
Dy pronarë hotelesh janë kallëzuar penalisht në prokurori nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Referuar njoftimit të OSHEE Shkodër, pas kontrolleve të ushtruara në Velipojë, janë kallëzuar penalisht dy abonentë privatë, pronarë hotelesh në zonën e plazhit Pulaj.
Dy biznesmenët Geg V. dhe Ndue K. janë shoqëruar nga policia për në komisariat me akuzën e ndërhyrjes në matës duke manipuluar të dhënat e konsumit. Ndërkohë, aksioni vijon ende!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.