Kitty Hawk – Mjeti fluturues që mund ta drejtosh pa patentë
Kitty Hawk është prototipi i një mjeti fluturues personal, që mund të pilotohet nga individët e zakonshmen. Mjeti shfrytëzon tetë motorë me helika për të qëndruar në ajër, çka e bën atë shumë të zhurmshëm. Përdorimi i tij është planifikuar fillimisht në distanca të shkurtra.
Mjeti është i shpejtë dhe pesha e tij e lehtë bën që të mos nevojitet një licencë për ta drejtuar atë.
Kompania ka ndërmend të fillojë shitjet në fund të vitit, por nuk ka përcaktuar ende një çmim të afërt. Mjeti është krijuar për hobistët dhe për t’u argëtuar, por synimi është të bëjë makinat fluturuese një realitet.
Angelo Haruni/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.