Kjo është arsyeja pse duhet të punoni në fundjavë dhe gjatë periudhës së festave ku të gjithë marrin pushimet!
Milioneri i Grant Cardone beson se çelësi i suksesit qëndron te puna me orar të zgjatur apo në fundjavë. Ai thotë se nëse punoni si të gjithë të tjerët ju do të jeni po njësoj dhe asgjë nuk do t’ju diferencojë.
“Nëse doni sukses masiv, ju duhet të bulzoni dhe për këtë duhet të jeni të përgatitur të bëni atë që asnjë tjetër nuk bën. Në vend që të bëni atë që bëjnë turmat, punoni kur të tjerët nuk janë”, tha Cardone për CNBC.
“Përdorini ditët e pushimit si një mënyrë për të ecur përpara, duke punuar ndërkohë që të gjithë janë në shtëpi apo festojnë. Kështu ju nuk do të bëni vetëm diferencën por do të frymëzoheni për të arritur gjithçka që dëshironi”, u shpreh ai.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.