Kjo taksi autonome fluturuese mund të jetë mjeti juaj i transportit më shpejt nga sa mund ta imagjinoni
Transporti publik i së ardhmes mund të duket shumë luksoz
Prodhuesi i avionit Bell Helicopter zbuloi prototipin e tij për një taksi fluturuese dhe autonome në CES në Las Vegas këtë javë.
“Taksia ajrore urbane” është diçka e ndërmjetme midis dronit dhe helikopterit.
Sipas WIRED, avionët me katër pasagjerë do të ishin në gjendje të fluturonin deri në 150 km në orë, duke i transportuar udhëtarët në mënyrë efikase dhe me një çmim të krahasueshëm me udhëtimet në tokë.
Taksia ajrore, merr tiparet e Uber premium, me wireless në kabinë dhe një sistem të inteligjencës artificiale.
Kabina përmban katër vende, ku udhëtarët mund të ndihen komodë, vend për bagazhet si dhe dritare të mëdha në pjesën e pasme.
Deri më tani, kompania ka treguar vetëm kabinën e taksisë, por përsa i përket sistemit të shtytjes, apo mëyrës se si do të funksionojë këto do të shfaqen të gjitha në një datë të mëvonshme.
“E ardhmja e taksive ajrore është më afër se sa shumë njerëz mendojnë”, tha CEO i Bell, Mitch Snyder në konferencën e teknologjisë.
Në nëntor Uber njoftoi synimet e tij për të operuar taksi fluturuese në qytete të tilla si Dubai, Dallas dhe Los Angeles deri në vitin 2020.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.