KKT miraton lejen e ndërtimit “Mbikalimi i pallatit me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja”
Ndërsa banorët e Astirit vazhdojnë protestat për prishjen e banesave për ndërtimin e Unazës së Madhe, Këshilli Kombëtar i Territorit i hap rrugën Autoritetit Rrugor Shqiptar për të vazhduar punën.
Në mbledhjen e fundit KKT ka miratuar lejen e zhvillimit për rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi i pallatit me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja”.
Gjithashtu janë miratuar edhe dy leje ndërtimi: mbikalimi këmbësorësh në Kukës-Morinë dhe Thumanë-Milot.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.