Klima e biznesit dhe reformat – Muçostepa: Të jemi më shumë prezent në vendimmarrje
Të krijohet një klimë e favorshme për biznesin, por edhe të jemi më shume pjesë e vendimmarrjes për politika zhvillimi. Kështu u shpreh në një intervistë për TV SCAN, Kryetarja e Unionit të Dhomave të Tregtisë, Ines Mucostepa.
Sipas saj, së shpejti komuniteti i biznesit do t’i paraqesë kryeministrit një platformë për krijimin e një ministrie për sipërmarrjen.
Por duke patur parasysh ndryshimin e përqasjes së biznesit edhe ndaj këtyre politikave, Mucostepa tha, se qeveria duhet tashmë të hartoje strategji zhvillimi afatgjatë për sektorë të caktuar. Kjo sipas saj, do të ndikojë në forcimin e biznesit vendas, por edhe në thithjen e investitorëve të huaj.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.