KLP çel zyrtarisht garat – Nis procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit dhe 15 anëtarëve të SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka çelur zyrtarisht garat përkatëse për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm dhe 15 anëtarëve që do të përbëjnë Strukturën e Posaccme Antikorrupsion e njohur si SPAK. KLP u mblodh me dyer të mbyllura për të përcaktuar në detaje rregullat e garës dhe si do bëhet vlerësimi për secilin kandidat.
Kreu i Këshilli, Gent Ibrahimi tha se rol të dorës së parë në përzgjedhjen e kandidatëve do të kenë aftësitë që kanë treguar në vite në hetimin, procedimin në gjykata dhe sekuestrimin e pasurive të autorëve.
Ibrahimi shpjegoi se kandidaturat do të vlerësohen nga një komision i posaçëm në tre shkallë, ndërkohë që më tej do të vijohet me përzgjedhjen e Kreut të SPAK. I tërë procesi i përzgjedhjes së Kryeprokurorit dhe anëtarëve të SPAK do të bëhet nën konsultimin e ndërkombëtarëve.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.