KLSH, alarm për koncesionet – Leskaj: Anomali të rënda me kontratat PPP, veçanërisht dy prej tyre me probleme
Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka tërhequr vëmendje Qeverisë për kujdes me koncesionet apo kontratat e Partneritetit Publik Privat, për shkak të risqeve të larta që paraqesin për buxhetin e shtetit. Televizioni Scan ka ndjekur analizën vjetor të KLSH për vitin 2019, ku kreu në detyrë i institucionit Bujar Leskaj theksoi se veçanërisht dy prej tyre paraqesin probleme. Sipas Leskajt, Kontrolli i Lartë i Shtetit, auditoi 6 projekte koncesionare/PPP, kryesisht të kontraktuari rishtazi, të cilat rezultuan me mbartjen e anomalive që në studimet e fizibilitetit të hartuara nga autoritetet kontraktuese dhe nga implementimi i kontratave të të cilave, në vitet në vijim pritet të materializohen shpenzime jo me efektivitet eficencë dhe ekonomicitet.
KLSH konstaton se sektori publik ka marrë një pjesë të konsiderueshme të risqeve me efekt të drejtpërdrejtë në Buxhetin e Shtetit nga kontratat e Partneritetit Publik Privat.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.