KLSH bën bilancin e 2019/ U dhanë 46 masa zhdëmtuese me vlerë 1.5 miliardë lekë
Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit në Kontrollin e Lartë të Shtetit ka bërë bilancin e punës për vitin 2019 ku rezulton se ka realizuar planin e auditimeve 121%, si dhe ka kryer dhe ka në proces 4 auditime për vitin 2020.
Nisur nga gjetjet, në vitin 2019 KLSH ka rekomanduar 715 masa, nga të cilat:
-642 Masa organizative
-46 masa zhdëmtuese me vlerë 1,048,981 mijë lekë,
-20 masa me 3E organizativo-zhdëmtimi me vlerën 566,628 mijë lekë,
-7 përmirësime ligjore janë rekomanduar 6 në inspektoratet mjedisore dhe 1 për SHGJSH).
“Krahasuar me vitin 2018, treguesit e gjetjeve kanë ardhur në rritje, konkretisht: Totali i vlerës së dëmit ekonomik për zhdëmtim, të ardhurave të munguara dhe vlerës së masave me 3E, prej 1,564,194 mijë lek, rezulton të jetë 45.5 % ose 455,040 mijë lek më i lartë kundrejt vlerës prej 1,109,154 mijë lekë rekomanduar në vitin 2018. Gjithashtu janë rekomanduar 203 masa disiplinore (pa përfshirë numrin e masave disiplinore për punonjësit pa adresim institucional), 8 kallëzime penale dhe indicie për 20 person” njofton KLSH.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.