KLSH janar-prill / Në katër muaj kallëzoi 13 drejtues , 477 masa disiplinore
Kontrollet e ushtruara nga KLSH në katër muajt e parë të këtij viti kanë rezultuar me në numër të lartë masash administrative dhe disiplinore.
Të dhënat e buletinit të fundit që fokusohej tek aktiviteti ekonomik i institucioneve në vitet 2014-2016 mbajnë të njëjtën tendencë si në rekomandime edhe në kallëzime.
Të paktën 13 drejtues të rangut të mesëm dhe të lartë janë kallëzuar në Prokurori nga të cilat 9 janë në hetim nga degët e prokurorive në rrethe, 4 indicie i janë përcjellë prokurorisë për vlerësim.
Por më i lartë është numri i masave i cili në 4 muaj kap shifrën 477. Nga këto të paktën 160 prej tyre janë masa disiplinore bazuar në ligjin “Për nëpunësin civil”, 147 janë masa që bazohen në Kodin e punës dhe kontratën kolektive apo individuale të punës dhe 170 janë masa administrative në kompetencë të dy institucioneve të tjera.
Ndër vite KLSH ka qenë aktive me rekomandime dhe kallëzime por në shumë raste duket se institucionet që duhet të kenë vendimmarrje i zvarrisin ose nuk i marrin parasysh ato.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.