KLSH ndryshon ‘fytyrë’ – Hapet tenderi për rikonstruksionin e ambienteve të brendshme (FOTOT)
Kontrolli i Lartë i Shtetit njofton hapjen e tenderit për ‘Rikonstruksion i ambienteve të brendshme’ të institucionit.
Sipas njoftimit të publikuar në APP fondi limit i projektit është 2,823,888 lekë pa TVSH.
Ndërkaq në specifikimet e tenderit shkruhet se kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj është 40 ditë ndërsa afati i fundit për paraqitjen dhe hapjen e ofertave do të jetë data 19 Korrik 2021, ora 10:00.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.