Koalicioni italian ‘pajtohet’ për të shmangur veprimin disiplinor të BE mbi buxhetin
Udhëheqësit e koalicionit të Italisë kanë rënë dakord të punojnë së bashku për të shmangur veprimin disiplinor të Bashkimit Europian lidhur me përkeqësimin e financave publike të Romës, pas një takimi me kryeministrin Giuseppe Conte ditën e hënë. Në një deklaratë të botuar brenda natës, Conte tha se ai dhe dy deputetët e tjerë, udhëheqësi i Ligës Matteo Salvini dhe kreu i Lëvizjes 5-Yje Luigi Di Maio, do të takohen me Ministrin e Ekonomisë Giovanni Tria dhe stafin e tij për të hartuar një strategji për të shmangur një procedurë shkeljeje të vendit. Ai tha gjithashtu se do të ngrinte një paketë të përbashkët buxhetore.
Zyrtarë nga 28 shtetet e BE do të takohen në 11-12 qershor dhe pritet të publikojnë një procedurë disiplinore të BE-së kundër Italisë mbi borxhin e saj prej 2.3 trilionë euro (2.6 trilionë dollarë) të argumentuar. “Gjithçka është mirë, ishte një takim i mirë. Qëllimi ynë i përbashkët është të shmangim shkeljet duke ruajtur rritjen ekonomike, punësimin, si dhe shkurtimet e taksave “, tha Salvini në një deklaratë pas takimit të koalicionit. “Nuk do të ketë ndonjë korrigjim të buxhetit, as rritje taksash.”
Borxhi i Romës po rritet në mënyrë të qëndrueshme pasi arriti nivelin e 104% të prodhimit vendas para krizës së vitit 2007 dhe tani qëndron në 1.3 herë të prodhimit ekonomik, i dyti pas Greqisë brenda zonës së euros. Shqetësimet e tregut janë rritur nga planet e shpenzimeve të qeverisë euro-skeptike e cila kanë marrë detyrën një vit më parë. Të nxitur nga shfaqja e fortë e Ligës në zgjedhjet europiane të muajit të kaluar dhe anketat lokale në të gjithë Italinë, Salvini ka bërë shkurtimet e taksave një prioritet për qeverinë.
Roma gjithashtu përpiqet të shmangë një rritje të taksës së shitjeve me vlerë 23 miliardë euro nga fillimi i vitit të ardhshëm. Të hënën, Salvini shprehu besimin se Roma do të ishte në gjendje të arrijë një marrëveshje me BE. Kryeministri Conte ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nëse dy liderët e koalicionit nuk arrijnë të arrijnë një kompromis për të zgjidhur buxhetin me Brukselin, duke hequr kërcënimin e gjobave financiare dhe duke i dhënë fund javëve të grindjeve. Tria do të flasë në parlament të martën për një letër në të cilën Komisioni Europian kërkon një shpjegim për përkeqësimin e financave publike të vendit.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.