Kolapsi ekonomik, Basha: Ekonomia shqiptare rrezikon nga kriminalizimi
Ekonomia e vendit është në kolaps sipas kreut të opozitës. Në një dalje për mediat Luzim Basha ka bërë një analizë të situatës ekonomike në vend.
Sipas Bashës ekonomia është e kërcënuar nga kriminalizimi. Në një situatë ku kredia nuk është rritur kemi rritje të ndërtimit ndërkohë që edhe PPP sipas Bashës po përdoren për pastrim parash.
Referuar sektorit të bujqësisë, kreu i opozitës është shprehur se kemi rritje fiktive pasi krahasuar me një vit më parë janë mbi 17 mijë të punësuar më pak në këtë sektor. Ndërkohë që në fund të fjalës së tij Basha ka kërkuar edhe një reagim nga FMN duke qenë se borxhi i Shqipërisë po rritet në mënyrë marramendëse nga PPP.
Sa i përket sektorit të ndërtimit Basha u shpreh se po mbahet nga paratë e drogës dhe të krimit.
Ndërkohë që mbrëmjen e të martës në Portin e Durrësit është kapur një sasi e madhe droge. Bëhet fjalë për 613 kg kokainë me një vlerë financiare mbi 180 milionë euro.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.