Kolaudimi sërish me koncesion? – Shalsi ngre ‘alarmin’, Ibrahimaj: Mund edhe të mos jepet!
Ndërsa një vit më parë kolaudimi i automjeteve kaloi nga administrimi privat, nën varësinë e Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, në projektbuxhetin 2022 parashikohet që ky shërbim mund të jepet sërish me koncesion.
Kontrata e listuar në draft, me një vlerë prej 165 milionë euro, ka krijuar zhurmë mediatike dhe është ngritur si shqetësim edhe në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave.
Llogari më të detajuar për koncesionet ka kërkuar edhe deputeti socialist Erion Braçe.
Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm janë planifikuar shtatë kontrata koncesionare me vlerë rreth 1.7 miliardë euro, ku peshën më të madhe e mban dhënia me koncesion të një segmenti rrugor Milot-Fier.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.