Kolegjet në SHBA kthehen në vatra. Numri i infeksioneve me Covid-19 në të gjithë vendin kalon 6 milionë
Numri i rasteve me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara ka kaluar 6 milionë në nisje të Javës, ndërkohë që kolegjet kanë raportuar rritje të infeksionit, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins. Shtetet e Bashkuara kanë raportuar 6,173,653 raste dhe 187,226 vdekje deri ditën e hënë. Tre shtetet më të goditura janë Kalifornia, Florida dhe Teksasi. Ndërkohë që hapja e shkollave ka vazhduar, shumë kolegje kanë raportuar rritje të rasteve me Covid-19.
Deri ditën e Diel, sipas një raporti të CNN, të paktën 36 shtete kishin raportuar mbi 8,700 infeksione në kolegje. Sipas raporteve të mediave lokale, Universiteti i Alabamas ka raportuar 1,200 raste me Covid-19 që kur nisi hapjen e klasave më 19 Gusht. Universiteti i Dayton në Ohio, vendosi të pezullojë nisjen e klasave dhe zgjerojë mësimet online për të paktën 2 Javë të tjera, pas raportimit të 116 dhe 148 rasteve të konfirmuara më 27 dhe 28 Gusht në mënyrë respektive.
Pavarësisht vatrave të infeksionit në kolegje dhe universitete, Qeveria e Shteteve të Bashkuara vazhdon të refuzojë pezullimin e klasave. Për më tepër, mungesa e statistikave në mënyrë rregullt dhe sistemeve të gjurmimit, ka rritur vështirësitë në parandalimin dhe kontrollin e pandemisë, duke vendosur studentët dhe mësuesit nën rrezik. Shumë sindikata të mësuesve në të gjithë vendin, kanë kritikuar qeverinë për rihapjen e shkollave, që sipas tyre po ndodh për qëllime politike. Zyrtarë në Florida, Teksas dhe Iowa, po përballen me padi për shkak të padurimit për të hapur shkollat.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.