Kolegji i Posaçëm i Apelimit – Ministria e Drejtësisë përfiton fondin shtesë 120 mln lekë për rikonstruksionin e ambienteve
Ministria e Drejtësisë ka përfituar fondin shtesë prej 120 milionë lekësh për rikonstruksionin dhe përshtatjen e mjediseve ku do të ushtrojnë veprimtarinë Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe Komisionerët Publikë.
Referuar vendimit të botuar sot në ‘Fletoren Zyrtare’, kjo shtesë do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit të miratuar për vitin 2018.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit është një institucion kushtetues i pavarur, i cili bën Rivlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.