Kolonizimi i Marsit mund të jetë i rrezikshëm dhe ekstremisht i shtrenjtë por Elon Musk dëshiron ta bëjë gjithsesi
Elon Musk ka kaluar gati dy dekada duke mbledhur tifozët e SpaceX rreth qëllimit të tij për kolonizimin e Marsit, diçka që qeveritë botërore aktualisht nuk po përpiqen ta bëjnë- pjesërisht për shkak të çmimit të padepërtueshëm që do të sjellë një mision i tillë.
Musk, CEO dhe kryeinxhinier i kompanisë, i referohet ambicieve të tij ndërplanetare më shumë si një protagonist shkencor me një thirrje morale sesa një sipërmarrës me një plan biznesi përçarës.
“Nëse ka diçka të tmerrshme që ndodh në Tokë, qoftë e bërë nga njerëzit, qoftë natyrale, ne duam të kemi si sigurim të jetës për jetën si një e tërë”, tha Musk gjatë një konference virtuale të Marsit në 31 Gusht. “Pastaj, më pas vjen fakti që kjo do të ishte diçka emocionale dhe plot adrenalinë aventurash”.
Planet e SpaceX për Planetin e Kuq sjellin pyetje të shumta teknologjike, politike dhe etike. Një nga pengesat më sfiduese mund të jetë edhe ajo financiare: As Musk nuk ka ndërmarrë të mendojë një vlerësim të kostos gjithëpërfshirëse.
Programi i fundit hapësinor që iu afrua ambicieve të udhëtimit ndërplanetar të Musk ishte programi Apollo i NASA-s, përpjekja e mesit të Shekullit 20 që uli gjashtë anije kozmike dhe 12 astronautë në hënë. Apollo kushtoi mbi 280 miliardë dollarë, dhe, në disa vite, NASA po merrte më shumë se 4% të të gjithë buxhetit kombëtar. Agjencia hapësinore, e cila në vitet e fundit ka marrë më pak se gjysmën e një përqindjeje të buxhetit federal, po harton planet e veta për t’i kthyer njerëzit në hënë dhe, përfundimisht, një rrugë për në Mars.
Por, agjencia nuk ka treguar se sa mund të kushtojë kjo e fundit.
Pasuria personale e Musk është rritur në rreth 100 miliardë dollarë – të paktën në letër – falë jo pak pjesës së një serie çmimesh aksionesh nga kompania e tij e makinave elektrike, Tesla. Musk gjithashtu ka thënë në mënyrë të përsëritur se ai shpreson që fitimet nga bizneset e tjera të SpaceX, duke përfshirë një ndërmarrje satelitore-interneti që është aktualisht në provë beta, do të ndihmojnë zhvillimin e karburantit të raketës së tij për në Mars. SpaceX gjithashtu ka mbledhur gati 6 miliardë dollarë nga bankat dhe kapitalistët e sipërmarrjeve, duke u bërë një nga kompanitë private më të vlerësuara në botë, sipas firmës së të dhënave Pitchbook. Me sa duket, të paktën disa investitorë një ditë do të kërkojnë të arkëtojnë përfitime të mundshme.(CNN)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.