Komentet mbi raportin e “Moneyval”/Rama: Jemi mjaftueshëm mirë. Theselklaf: Duhen rezultate
Raporti i Moneyval për Shqipërinë është prezantuar zyrtarisht në praninë e Kryeministrit Rama dhe përfaqësuesve të institucioneve kryesore të përfshira në luftën ndaj pastrimit të parave. Kreu i Moneyval, shprehu qartësisht faktin se, pavarësisht se ka progres të ndjeshëm na aspektin ligjor, mungojnë rezultatet, dhe për këtë ai i bëri apel autoriteteve që të nxisin përpjekjet.
Ndërkohë, kryeministri i vendit, u shpreh i kënaqur me gjetjet e raportit dhe pozicionimin e Shqipërisë në raport me fqinjët. Pavarësisht entuziazmit, Rama i vuri vetëm një notë kaluese rezultateve të Shqipërisë në këtë drejtim, duke nënvizuar se duhet ende shumë punë.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.