Komisioni Evropian ‘hidhet’ në aksion! Fillon negociatat me kompaninë amerikane për blerjen paraprake vaksinave
Komisioni Evropian është në bisedime të avancuara me gjigantin farmaceutik Johnson & Johnson për të rezervuar ose blerë disa doza të para të vaksinës së tij Covid-19 në zhvillim, dy zyrtarë të njohur me bisedimet i thanë Reuters.
Kjo lëvizje do të ishte iniciativa e parë nga ekzekutivi i Bashkimit Evropian pasi mandatimit javën e kaluar nga 27 shtetet anëtare të BE për të përdorur një fond urgjence me më shumë se 2 miliardë euro në dispozicion për të arritur blerje paraprake ose marrëveshje me opsione deri në gjashtë prodhues të vaksinave.
Gjermania, Franca, Italia dhe Hollanda thanë që javën e kaluar ata kishin fituar 400 milion doza të mundshme vaksinimi, që në parim, supozohet të jenë në dispozicion të të gjitha vendeve anëtare, nga kompania farmaceutike britanike AstraZeneca, e cili po zhvillon një vaksinë Covid-19 në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.
G. K / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.