Komisioni i Ekonomisë miraton ligjin për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive
Komisioni i Ekonomisë miraton ligjin për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive.
Ndryshimet parashikojnë, që deri më 31 dhjetor të mbyllen të gjitha kazinotë elektronike, bastet sportive, bastet për garat në pistë, sallat e basteve dhe lojërat elektronike në distancë, si dhe vlt, përfshirë edhe lotaria kombëtare.
Nuk do të jepen më asnjë leje veprimi për këto biznese. Në ligj janë pësuar ndryshime edhe për mosreklamimin e këtyre bizneseve në mediat audiovizive.
Ndryshimet në ligj hyn në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare, por efektet do të jepen nga 1 janari 2019. Përjashtohet vetëm neni për heqjen e reklamave të basteve në media.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.