Komisioni i Venecias flet në Tetor – Fut në agjendë përplasjen president-qeveri. Para, apo pas 13 tetorit?
Komisioni i Venecias do të dalë me një opinion sa i përket vendimit të kreut të shtetit, Ilir Meta, sa i përket zhdekretimit dhe dekretimit të një date të re të zgjedhjeve. Organizmi nuk jep një datë të saktë, por specifikon vetëm se tashmë kjo çështje është pjesë e agjendës dhe se opinioni do të jepet në muajin Tetor. Nuk dihet nëse ky opinion do të jepet para apo pas 13 tetorit, datës së dekretuar nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.
Ka qenë Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ai që i ka kërkuar Komisionit të Venecias të japë një opinion sa i përket kompetencave dhe fuqive të Presidentit të Republikës në lidhje me vendosjen e datës së zgjedhjeve në një sistem parlamentar. Në mungesën e një gjykate kushtetuese funksionale, duket se qeveria ka vlerësuar se Komisioni i Venecias është i vetmi organizëm mbi palët në gjendje të gjykojë për kompetencat e Presidentit të Republikës.
Roel Korkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.