Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vende vakante për 11 pozicione – Kushtet dhe afatet për aplikim
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur vende vakante për 11 pozicione, të renditura si më poshtë.
Të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kriteret për t’u pajisur me “certifikatë sigurie”, të mos kenë pasur hetim penal, të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundravajtje penale.
Gjithashtu kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion si dhe në afate kohore të limituara.
1.Drejtor në Drejtorinë e Menaxhimit të Çështjeve dhe Marrëdhënieve me Median dhe Publikun
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i shkencave” për Drejtësi.
b – Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial.
2.Drejtor në Drejtorinë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” në Ekonomi.
b – Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në nivel drejtues e menaxherial.
3.Specialist Sekretarie Gjyqësore
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Drejtësi.
b – Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.
4.Specialist për zbardhjen dhe redaktimin e vendimeve
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Degën Gjuhë-Letërsi.
b – Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion
5.Përkthyes
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Gjuhë të Huaja, Dega Anglisht ose Drejtësi dhe të ketë minimumi 5 vjet eksperiencë në përkthim Shqip – Anglisht – Shqip.
b- Të ketë njohuri shumë të mira në terminologjinë ligjore në të dyja gjuhët
c – Kanë përparësi kandidatët me eksperiencë pune pranë organizatave ndërkombëtare.
6.Koordinator për median dhe marrëdhëniet me jashtë
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Drejtësi/Gazetari/Gjuhë-Letërsi etj.
b – Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion
7.Specialist për pritjen me popullin
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Drejtësi.
b – Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion
8.Specialist Financë/Buxhet
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Ekonomi, Dega Financë.
b – Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion
9.Specialist i Burimeve Njerëzore
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë.
b – Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
c- Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në fushën e burimeve njerëzore.
10.Specialist IT
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë në Inxhinieri Informatike, Informatikë, Teknologji Informacioni etj.
b – Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune ne fushën e teknologjisë së informacionit.
c – Të ketë njohuri të mira në Windows (7/ 8/ 10)
d – Të ketë njohuri të mira në administrimin e sistemeve si Active Directory, Outlook Mail Client
e – Të ketë njohuri bazë mbi pajisjet e rrjetit dhe infrastrukturës së rrjetit
f – Të ketë njohuri bazë për panelet e administrimit të faqeve web (WordPress, Drupal, Joomla etj.)
g – Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
- Specialist Protokoll/Arkivë
Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojë diplomë të arsimit të Lartë.
b – Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
c- Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.
Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen brenda datës 31.10.2017 pranë institucionit të KPK-së.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.