Komisioni për demokraci – Ambasada e SHBA, grante deri në 24.000 USD
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë çel Programin e Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci. Në faqen zyrtare, Ambasada e SHBA-ve shpall konkurrimin e hapur për grante me shumën maksimale 24,000 USD.
Programi i Komisionit për Demokraci, mbështet nisma të organizatave jo-qeveritare vendase të angazhuara në të gjithë Shqipërinë në fusha të ndryshme, përfshirë Anti-korrupsionin, Qeverisjen e mirë, Gazetarinë investigative, Të drejtat të njeriut/të drejtat e minoriteteve, Fuqizimin e grave dhe të rinjve, Ndërgjegjësimin mjedisor dhe Luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Organizatat kanë të drejtë për të marrë fonde nga ky program jo më shpesh se një herë në dy vjet.
Aplikimi kërkon një përshkrim të qartë të veprimtarisë për të cilën kërkohen fondet, si dhe një propozim buxheti të ndarë sipas kategorive të shpenzimeve.
Ambasada SH.B.A. ka ngritur Komisionin për Demokracinë, i cili shqyrton dhe vlerëson propozimet për këtë program.
Aplikimi bëhet në adresën [email protected] me anë të një fomulari zyrtar të plotësuar në gjuhën angleze. Afati i aplikimit është deri në datë 17 Korrik.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.