Komiteti i Helsinkit, raporti vjetor – Skëndaj: Vijojnë ankesat nga qytetarët për gjyqtarët, procedimet disiplinore të pamundura
Ndërsa qytetarët vijojnë të denoncojnë veprimet korruptive të gjyqtarëve e prokurorëve, mungesa e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë bën të pamundur procedimet disiplinore ndaj magjistratëve që shkelin ligjin. Është ky një prej konkluzioneve kryesorë të analizës vjetore që Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka bërë sistemit të drejtësisë.
Gjatë analizës, e cila përkoi me 29 vjetorin e themelimit të kësaj organizate në Shqipëri, Drejtoresha Ekzekutive e Komitetit Erida Skëndaj evidentoi edhe efektet dramatike që kanë sjellë shkarkimet e shumta nga Vetting-u në sistemin gjyqësor.
I pranishëm në takim, Kreu i Shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushaj tha se në tërësinë e tyre efektet e reformës në drejtësi janë një zhvillim pozitiv për vendit, dhe se problemet aktuale të shkaktuara prej saj janë një vështirësi momentale.
Moszbatimi prej tre vitesh i ligjit për sinjalizuesit e korrupsionit ishte një tjetër prej probleme të evidentuar nga raporti vjetor i Komisionit Shqiptar të Helsinkit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.