Komiteti i Stabilizim-Asociimit – Macovei: Gjeni dialogun. Vlahutin: Presim rezultate nga reformat
Dialogu politik dhe rezultatet konkrete nga reformat, veçanërisht nga ajo në drejtësi, janë fjalët kyçe për të ardhmen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Në takimin e 12-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian thanë se fati i negociatave është në dorë të politikës, e cila duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për të kryer reformat.
Drejtuesja e Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Monica Macovei tha se dialogu kërkohet nga qytetarët shqiptarë, të cilët e kërkojnë me ngulm përfshirjen e Shqipërisë nga Bashkimi Evropian.
Si përfaqësues i Qeverisë shqiptare, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, siguroi vullnetin e plotë për t’i shkuar në fund reformave dhe përmbushjen e kushteve për negociatat.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.