Kompania ajrore falenderon financiarisht punonjësit – Jep 2 paga shtesë me vlerë 1.6 miliard dollarë
Delta Air Lines pati një periudhë shumë të mirë vitin e kaluar. Në vend që të falënderonte vetëm verbalisht punonjësit e saj për performancën e fortë të kompanisë, ajo njoftoi se do t’u paguante atyre 1.6 miliard dollarë bonuse për ndarjen e fitimeve.
“Delta nuk do të ishte asgjë pa 90,000 njerëzit tanë. Ata meritojnë të gjitha konsideratat,” tha CEO i Deltas, Ed Bastian.
Pagesa e fitimit për punonjësit për vitin 2019 është një shumë rekord. Është gjithashtu viti i gjashtë që kompania ka paguar më shumë se 1 miliard dollarë për punëtorët, tha një zëdhënës i Delta.
Të vetmit njerëz të përjashtuar nga plani i ndarjes së fitimit janë zyrtarët e kompanisë, drejtorët dhe menaxherët e përgjithshëm, megjithëse ata do të marrin shpërblime të bazuara në performancë.
Kërkimet tregojnë se planet për ndarjen e fitimit të parave të gatshme, të kombinuara me një kulturë mbështetëse të korporatës që inkurajon punonjësit të ofrojnë sugjerime dhe të marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve të ndërmarrjes, mund të zvogëlojnë qarkullimin dhe të përmirësojnë performancën e korporatës dhe motivimin personal.
Shuma e përfituar nga punëtorët përllogaritet të jetë 3 herë më i madh se shpërblimi i zakonshëm që marrin rreth 38% e punëtorëve amerikanë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.