Kompania ajrore ‘Lufthansa’ dorëzohet përballë grevave të sindikatave! Drejtori ekzekutiv fton palët për dialog
Kompania Lufthansa në një deklaratë zyrtare është shprehur se Drejtori Ekzekutiv i saj Carsten Spohr ka ftuar përfaqësues të tre sindikatave për bisedime mbi një mosmarrëveshje mbi pagën që kërcënon të ndalojë së fluturuari flotën gjermane të linjës ajrore për plot 48 orë.
Të tre sindikatat – Ufo, Verdi dhe CU – janë bllokuar në një mosmarrëveshje për pagën dhe kushtet për stafin e kabinës, si dhe për njohjen ligjore të statusit të sindikatës Ufo. Më parë të martën, Lufthansa kërkoi të parandalojë grevën përmes veprimeve ligjore.
Por në një deklaratë, Lufthansa tha se Spohr dëshironte diskutime me sindikatat dhe i ftoi ata për bisedime në mëngjesin e kësaj të mërkure.
“Situata në kabina, e cila kërcënon të çojë në një mosmarrëveshje tjetër të punës këtë javë nuk është e drejtë as për kolegët tanë, as për klientët tanë,” tha Spohr në deklaratë. “Një zgjidhje mund të qëndrojë vetëm në dialog.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.