Kompania Apple investon 3 miliardë dollarë te LG
Sipas një raporti të ri nga Koreja e Jugut, thuhet se Apple po investon rreth 2.7 miliardë dollarë në LG Display.
Tashmë është dëgjuar që Apple ka në plan të shkojë drejt paneleve OLED për telefonat e saj duke filluar nga viti i ardhshëm, dhe kjo e konfirmon atë.
Investimi në thelb do të shërbejë si një pagesë paraprake për panelet e OLED që do të prodhohen në të ardhmen, raporton telegrafi.
Apple ka kohë që thuhet se ka bërë një marrëveshje me Samsung për ekranin OLED të iPhone 8 që vjen këtë vit, por kompanisë tradicionalisht nuk i pëlqen të mbështetet vetëm në një furnizues për një pjesë.
Përveç kësaj, ajo duhet të sigurohet se do të ketë panele të mjaftueshme OLED të rreshtuara për gjeneratat e ardhshme të iPhone. Duke shkuar all-in me OLED do të kërkojë shumë më tepër ekrane nga 2018 e tutje, krahasuar me atë që nevojitet për iPhone 8 në 2017.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.