Kompania e internetit OpenFiber kërkon të blejë rrjetin e Telecom Italia
Open Fiber, kompania më e re e rrjetit të telekomunikacionit në Itali është në një pozicion të mirë për të blerë rrjetin e Telecom Italia. Deklarata erdhi nga vetë kompania ditën e hënë, duke furnizuar debatin nëse ish kompania monopol duhet të shesë asetin e saj më me vlerë.
Politikanët italianë janë përpjekur që nga viti 2006 ta transferojnë rrjetin tek një autoritet shtetëror, duke e konsideruar atë një aset strategjik që duhet të jetë në një platformë të hapur për të gjitha kompanitë e telefonisë.
Telecom Italia është kritikuar gjithashtu edhe për investimet e kushtueshme të rrjetit të saj prej bakri për të ofruar internet më të shpejtë. Kompania tani përballet me konkurrencën nga Open Fiber, e cila kontrollohet nga Enel në kontroll të shtetit dhe Cassa Depositi e Presitit në pronësi të shtetit.
Të dy këto kompani po ndërtojnë njëkohësisht rrjete të internetit me shpejtësi të lartë dhe ekspertët e shohin këtë duplikim si absurd dhe pa sens ekonomik.
“Open Fiber, ose aksionerët e saj, do të ishin të mirëpozicionuar në blerjen e rrjetit të Telecom, pasi do të shfrytëzonte më së miri të dy rrjetet duke shpejtuar kalimin nga bakri në fibër optike”, tha për të përditshmen “La Stampa” drejtori i kësaj kompanie, Franco Bassanini.
Vlera e këtij rrjeti përllogaritet deri në 15 miliardë euro dhe ideja për të pasur sa më parë një rrjet super të shpejtë broadband në të gjithë Italinë po fiton terren.
Një shitje e këtij rrjeti do të rregullonte edhe marrëdhëniet mes Vivendit, aksionerit kryesor të Telecom, dhe qeverisë italiane. Rregullatorët e komunikimit në Itali i kanë thënë kompanisë mediatike franceze se duhet të heqë dorë nga aksionet ose në TIM ose në transmetuesin Mediaset, pasi sipas tyre Vivendi ishte në shkelje të rregullave të përqendrimit të fuqisë në sektorin e mediave dhe telekomunikacionit.
SCAM
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.