Kompania e madhe financiare raporton se informacionet e mbi 100 milion individëve janë hackuar
Capital One Financial Corp tha të hënën mbrëma se informacionet personale përfshirë emrat dhe adresat e rreth 100 milion individëve në Shtetet e Bashkuara dhe 6 milion njerëzve në Kanada janë vjedhur nga një hackere profesioniste e cila është arrestuar. E dyshuara, një 33-vjeçare, ish-inxhiniere softueri në kompaninë e teknologjisë Seattle të identifikuar si Paige Thompson, bëri paraqitjen e saj fillestare të hënën në Gjykatën e Qarkut në Seattle të SHBA, tha zyra e Avokatëve të SHBA.
Sipas një ankese të paraqitur në Gjykatën e Qarkut për Qarkun Perëndimor të Uashingtonit në Seattle, Thompson postoi informacione të hackuara, të marra në periudhën kohore midis 12 marsit dhe 17 korrikut, në platformën e kodimit GitHub. Një përdorues tjetër e pa postimin dhe njoftoi Capital One për shkeljen.
Organet përkatëse bënë të mundur gjurmimin e Thompson pasi faqja që ajo postoi përmbante emrin e saj të plotë si pjesë e adresës së saj digjitale, thuhet në ankesë. Capital One tha se e identifikoi hackun në 19 korrik. Incidenti pritet të kushtojë midis 100-150 milion dollarë në 2019, kryesisht për shkak të njoftimeve të klientit, monitorimit të kredisë dhe mbështetjes ligjore, tha Capital One.
Hakeri nuk fitoi qasje në numrat e llogarive të kartave të kreditit, por rreth 140,000 numra të Sigurimeve Shoqërore dhe 80,000 numra të lidhur me llogaritë bankare u komprometuan, tha Capital One. Informacione të tjera personale të aksesueshme përfshinin numra telefoni dhe të dhëna kreditimi. Rreth 1 milion numra të sigurimeve shoqërore të klientëve kanadez gjithashtu u rrezikuan. Aksionet e Capital One ranë 4 përqind në tregtinë e zgjatur me vonesë. (Euronews)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.