Kompania e njohur e shitblerjes së monedhave virtuale bie preh e hakerave – 6 mijë klientëve ju vidhen llogaritë
Hakerët vodhën kriptovalutat nga llogaritë e të paktën 6,000 klientëve të Coinbase Global Inc, sipas një letre njoftimi për shkelje të dërguar nga shkëmbimi i kriptomonedhës tek klientët e prekur.
Hakimi ndodhi midis marsit dhe 20 majit të këtij viti, sipas një kopje të letrës të postuar në faqen e internetit të Prokurorit të Përgjithshëm të Kalifornisë.
Palët e treta të paautorizuara shfrytëzuan një të metë në procesin e rikuperimit të llogarisë SMS të kompanisë për të fituar qasje në llogari dhe për të transferuar fonde në kuletat kripto që nuk lidhen me Coinbase, tha kompania.
“Ne rregulluam menjëherë të metën dhe kemi punuar me këta klientë për të rimarrë kontrollin e llogarive të tyre dhe për t’i rimbursuar ata për fondet që kanë humbur,” tha një zëdhënës i Coinbase.
Hakerat duhej të njihnin adresat e postës elektronike, fjalëkalimet dhe numrat e telefonit të lidhur me llogaritë e prekura të Coinbase dhe të kishin akses në email personal, tha kompania.
Coinbase tha se nuk kishte prova që sugjeronin se informacioni ishte marrë nga kompania.
Lajmet për hakimin u raportuan më herët nga portali i lajmeve të teknologjisë Bleeping Computer.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.