Kompania e njohur njofton shkurtimin e 14,000 punonjësve
Teva Pharmaceutical po eliminon më shumë se një të katërtën e fuqisë punëtore duke pezulluar dividentët dhe duke mos dhënë shpërblime vjetore ndërsa punon për të ulur shpenzimet.
Prodhuesi më i madh i medikamenteve në botë gjithashtu tha se do të mbyllë një numër të konsiderueshëm të objekteve kërkimore dhe zhvillimore si dhe zyra në vende të ndryshme të botës.
Masat vijnë në një kohë trazirash për kompaninë farmaceutike izraelite, e cila ka vuajtur nga rënia e çmimeve të barnave të përgjithshme dhe është në borxhe pas një blerjeje të kushtueshme.
“Ne po ndërmarrim veprime të menjëhershme dhe vendimtare për të ulur bazën tonë të kostos në të gjithë biznesin tonë global dhe të bëhemi një kompani më efikase dhe fitimprurëse”, tha CEO Kare Schultz në një deklaratë.
Plani dyvjeçar i ristrukturimit pritet të fshijë 3 miliardë dollarë kosto deri në fund të vitit 2019. Ndërkohë që gjysma e shkurtimit të kostos pritet të bëhet deri në fund të vitit 2018.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.