Kompania e sigurimeve izraelite thuhet se ‘vjedh’ të dhënat e Apple, Google dhe Facebook
Një raport i Financial Times përshkruan dyshime se një kompani kibernetike me bazë në Izrael ka përdorur një pajisje që mund të marrë të dhënat nga serverët e Apple, Google, Facebook, Amazon dhe produkteve të Microsoft.
Sipas raportit, virusi Pegasus, merr jo vetëm të dhënat e ruajtura në pajisje, por edhe çdo informacion të ruajtur në cloud, duke përfshirë të dhënat e vendndodhjes së një përdoruesi, mesazhet e arkivuara dhe fotot.
Kompania në fjalë NSO u shpreh se gjithçka është keqkuptuar dhe se kjo kompani nuk ofron llojin e aftësive të grumbullimit dhe qasjes në aplikacionet e telefonit dhe në shërbime ose infrastrukturën e re.
NSO thotë se ka një proces shqyrtimi për klientët dhe se informacioni i lëshohet vetëm qeverive përgjegjëse për lehtësimin e terrorizmit apo hetimeve penale.
Në maj, WhatsApp tha se një gabim në shërbim mund të lejonte që softueri i NSO Group të mblidhte dhe shkarkonte të dhëna nga serverët dhe të mund ti monitoronte ato.
Pritet që kompanitë e prekura të konfirmojnë problemet me sigurinë.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.